GJENEVE– Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi pritet në një takim në Gjenevë nga Cihan Sultanoglu, zyrtare e lartë e OKB-së, Cihan Sultanoglu, Kryetare e UNDG, asistent administrator dhe drejtore e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura. Ruci u shpreh se qeveria Shqiptare në bashkëpunim me misionin e UN në Tiranë filloi një zbatim gjithëpërfshirës në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020 dhe axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Shprehim mbështetjen tonë për Zyrën e PNUD-it në Tiranë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekzistues dhe avancimin e synimeve të përbashkëta dhe programeve të bashkëpunimit midis Qeverisë dhe Shqipërisë dhe PNUD-it. Shprehim besimin se projektet që po zbatojmë nën “Një OKB” përmbushin prioritetet e vendit, të përfshira në programin e Qeverisë Shqiptare dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020. Në kuadrin e SDG-ve dhe axhendës 2030, Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me misionin e UN në Tiranë filloi një zbatim gjithëpërfshirës në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin 2015-2020 dhe axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”- u shpreh Ruci.

Ruçi informoi Sultanoglu mbi miratimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë dhe të ligjeve mbi Vetting.

“Angazhimi i qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, si një nga elementët kuç për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE”- tha Ruci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: