TIRANE- Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu u takua të mërkurën me kryetarin e ri të Kuvendit dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ambasadorja Jiang Yu i përcolli kryetarit Ruçi përshëndetjet e ngrohta të kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare të Kinës, Zhang Dejiang. Edhe zoti Ruçi shprehu përshëndetje të ngrohta dhe urime të përzemërta për homologun e tij kinez.

Ruçi tha se miqësia midis Kinës dhe Shqipërisë është shumë e vlershme dhe të dy palët duhet ta shfrytëzojnë mirë miqësinë për të nxitur bashkëpunim ekonomik tregtar, turistik, dhe kulturor. Ai dëshiron që qeverinë kineze të inkurajojnë në vazhdimësi ndërmarrje që të investojnë në Shqipëri, ndërsa ai u zotua se vendi kërkon të presë më shumë turistë kinezë.

Ruçi tha se Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë komunikim të ngushtë me Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës dhe të dy palët mund të nxisin bashkëpunim dhe komunikim në fushën e legjislacionit, për të forcuar miqësinë tradicionale dhe për të zgjeruar bashkëpunimi konkret në fusha të ndryshme. Ruçi vlerësoi lart rolin e Kinës në komunitetin ndërkombëtar. Ai dëshiron që Kina të shënojë arritje më të mëdha.

Nga ana e saj, ambasadorja Jiang tha se Kina dhe Shqipëria, mbi bazën e respektit reciprok, të barazisë dhe përfitimeve të ndërsjella, nxitin së bashku bashkëpunimin dypalësh në shumë fushë. “Pala kineze dëshiron të forcojë komunikim me Kuvendin në nivele të ndryshme, të thellojë komunikim dhe të shkëmbej eksperiencën e zhvillimit për të nxitur marrëdhëniet dypalëshe.”

Ambasadorja prezantoi gjithashtu shkurtimisht gjendjen e zhvillimit të Kinës. Ajo u shpreh se zhvillimi i ekonomisë së Kinës është i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm dhe ofron shanse të mëdha për stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë globale.

“Kina dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të partneritetit të barabartë, të hapur dhe bashkëpunues, dhe të ndërtojë marrëdhënie ndërkombëtare të reja me interes të ndërsjellë, duke krijuar një komunitet fatesh të përbashkët,” theksoi Jiang.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb