RUSI– Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja e dyta e grupit B, ndërmjet Portugalisë-Spanjës, e cila përfundoi në barazimin 3 me 3, e vlefshme për kampionatin botëror të futbollit “Rusi 2018”.

NINTCHDBPICT0004108782171

Protagonisti i mbrëmjet ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi plot 3 gola. Por ajo që ra në sy pas shënimit të çdo goli ishte mënyra e çuditshme që festoi futbollisti shkruan Corriere.

NINTCHDBPICT000413696814-e1529133370883

Ai vendoste dorën tek mjekra, duke imituar një dhi. Por cili është kuptimi i këtij gjesti? Mediat shkruajnë se mund të jetë një mesazh për rivalin e tij argjentinasin, Leo Messi.

Në anglisht “The greatest of all times” përkthehet më i miri i të gjitha kohërave, e përmbledhur në fjalën, “GOAT”, që do të thotë dhi.

Disa ditë më parë Messi u shfaq në një revistë në një foto me dhinë në dorë, poshtë së cilës shkruhej GOAT. Ky fakt siç shihet nuk i ka shpëtuar Ronaldos.

Ronaldo me këtë gjest ironizon Messin, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në botë, gjë që Ronaldo e konsideron për veten e tij.

Të dy futbollistët kanë nga pesë topa të artë, por Ronaldo ka fituar më shumë Champions League, 5 kundër 4 të Messit. Po ashtu ai ka fituar edhe kampionatit Europian më Portugalinë ndërkohë, që “pleshti” nuk ka fituar asnjëherë Kupën e Amerikës” me Argjentinën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb