Zvicra ka përballjen e vështirë sot me Serbinë në kampionatin botëror, por gazetat zvicerane shkruajnë se kombëtares së tyre u duhen 11 Valon Behrama.

Valon Behrami është lavdëruar për paraqitjen e jashtëzakonshme kundër Brazilit dhe për këtë pjesës tjetër të ekipit u është dhënë porosia që të paraqesin të njëjtin shpirt luftarak ashtu sikurse mesfushori nga Mitrovcia.

Teksa ka paraqitur 11 lojtarë me pamjen e Behramit, “Blick” ka shkruar: “Çfarë problemi ka nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur? Nëse na bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro”.

Gazeta “Blick” ka shkruar se Behrami paraqitje të ngjashme si kundër Brazilit bëri edhe kundër Ekuadorit në Botërorin 2014 në Brazil.

“Neymarin nuk e la të marrë frymë. Superylli nuk gjeti antidot. Behrami përsëri mori notën 6 nga Blick dhe kritika të mëdha nga mijëra brazilianë – sepse ai ua sulmoi monumentin e tyre.” shkruan zviceranja

Image result for valon behrami neymar
BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: