MOSKE– Festivali i skulpturave të akullit është një nga aktraksionet kryesore gjatë ditëve të dimrit në kryeqendrën ruse, Moskë, raporton Anadolu Agency.

Skulptorët rusë janë përpjekur për të vendosur në “Parkun e Fitores” në Moskë modelet e simboleve të vendeve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Futboll në vitin 2018.

Krahas të ftohtit, shumë vizitorë janë kënaqur me atë që qyteti i akullit ofron. Me skulpturat e modeluara në akull vizitorët do të mund të kënaqen deri në fund të javës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb