RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dekretoi sot vendimin për sanksione ekonomike kundër Turqisë.

Putini firmoi vendimin e datës 28 nëntor 2015 në lidhje me zgjerimin e masave, që renditen në rezolutën e sanksioneve ekonomike kundër Republikës së Turqisë.

Sipas komunikatës me shkrim të Kremlinit, rezoluta e dekretuar nga Putini vendos kufizime ose ndalime për institucionet ose qytetarët e Republikës së Turqisë, të cilët ushtrojnë aktivitet në disa fusha të caktuara në Rusi, bazuar në ligjet dhe praktikat e Republikës së Turqisë.

Lideri rus urdhëroi gjithashtu hartimin e listave të marrëveshjeve, që do të përjashtohen nga sanksionet e zbatuara nga Moska kundër Ankarasë.

Disa ditë pas rrëzimit të avion rus nga ushtria turke, Federata e Rusisë publikoi një vendim, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 janar 2016, me sanksione ekonomike ndaj Turqisë, ku spikasin veçanërisht një sërë masash për importin e fruta-perimeve, fluturimet “charter” të kompanive ajrore turke në Rusi dhe për sektorin e ndërtimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: