MOSKE– ‘Sheshi i Kuq” në Moskë, vendi ku mblidhen tradicionalisht rusët dhe turistët për Vitin e Ri, këtë vit do të qëndrojë i mbyllur për publikun, nga frika e atentateve.

“Zakonisht në këtë shesh mblidhen mijëra Rusë dhe turistë që festojnë Vitin e Ri nën tingullin e këmbanave të Kremlinit, por këtë vit, policia do të bllokojë hyrjen”,- paralajmëroi sot shefi i departamentit të sigurisë së qytetit, Alexei Maiorov, i cituar nga faqja e internetit e Bashkisë.

Autoritetet ruse shpjeguan se “gjatë koncertit të Vitit të Ri që do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin publik shtetëror, mund të marrë pjesë vetëm një publik i ngushtë, i cili do të zgjidhet paraprakisht nga autoritetet lokale”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb