RUSI – Një foto e vjetër bardh e zi, në të cilën ishin dy fëmijë të vegjël, njëri 3 vjeç dhe tjetri disa muajsh ka qenë fillimi i gjithçkaje. Fotoja i përket viteve ’90 dhe për më shumë se njëzet vjet ka qëndruar e mbyllur në sirtar. Dy vogëlushët quhen Evgenij e Irina dhe sot janë 27 dhe 25 vjeç.

Fotoja është shkrepur në periudhën, kur dy fëmijët ishin fqinj në Krime. Më pas mamaja e Evgenij vendosi të transferohej në Novosibirsk, Siberi me fëmijën e vogël 3 vjeç. Tashmë 20 vjet më vonë djali arrin në gjeje vajzën e fotos dhe martohet me të. Çifti është dhe në pritje të një fëmije.

Evgenij ka lindur në vitin 1990 në Krime, ku nëna e tij nga Siberia ishte transferuar për punë. Gjatë qëndrimit në gadishull, prindërit e djalit kishin zënë shoqëri me një familje, që jetonte në apartamentin ngjitur me ta. Dy familjet takoheshin shpesh, madje kalonin edhe festat bashkë.

Kur Evgenij ishte dy vjeç, çifti u bë me një vajzë, Irinën. Prindërit e djalit në atë periudhë bënin shaka, duke thënë se kishte ardhur në jetë e dashura e tij. Në vitin 1993 prindërit e Evgenij divorcohet dhe nëna vendos të transferohet në vendlindjen e saj, Novosibirsk. Që nga ia moment Irina dhe Evgenij nuk u panë më.

Në vitin 2015 djali i inkurajuar dhe nga nëna e tij nis të kërkoj Irinën. Dhe sigurisht, ku tjetër mund të kërkonte përveç se në rrjetet sociale. “A të kujtohem unë?’-i shkruan Irinës në VKontakte. “Jo nuk më kujtohesh, por e di kush je, kam foto të tuat”- ia kthen Irina. Kjo ka qenë rinjohja e çiftit.

Kështu disa muaj më vonë Irina u nis drejt Novosibirskut. Pas dy vjetësh bashkë Evgenij i propozoi për martesë. “Ishte data 14 shkurt, u ktheva në shtëpi, gjithandej kishte tullumbace dhe darka ishte gati, mendova se ishte një dhuratë për Shën Valentinin, por jo Evgenij më dhuroi një unazë dhe më kërkoi të martoheshim”- tha Irina.

Disa muaj më vonë më 22 nëntor çifti kurorëzoi dashurinë tyre në martesë. Së shpejti ata do të bëhen me një djalë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb