MOSKE-Rusia do t’i ndalojë projektet e përbashkëta me Malin e Zi, nëse ish­-vendi komunist i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike.
Kjo është deklaruar nga një senator rus për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve.
Viktor Ozerov, shef i komitetit për mbrojtje dhe siguri i Këshillit të Federatës Ruse, ka thënë se projektet që mund të përfundojnë para kohe përfshijnë edhe ato në fushën ushtarake.
Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA citon shefin e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri në Këshillin e Federatës Ruse, i cilit thotë se nëse Podgorica do të pranojë ftesën e NATO-­s, Kremlini do të ndërpresë
përpara kohe të gjitha bashkëpunimet që ka me Malin e Zi.

Mali i Zi sot ka marr ftesën zyrtare nga ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të NATO­-s për t’u anëtarësuar në këtë aleancë.
Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer Rusisë, që prej kohësh i bën presion Malit të Zi për të mos u anëtarësuar në NATO.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb