MOSKE- Tre divizione të reja ushtarake do të krijohen në perëndim dhe jug të Rusisë për t’iu kundërprëgjigjur përforcimit ushtarak të NATO-s, njoftoi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Choigou.

“Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një seri masash për t’iu kundërpërgjigjur përforcimit të forcave të NATO-s pranë kufirit rus”, deklaroi Choigou.

“Deri në fund të vitit, dy divizione të reja do të formohen në rajonin ushtarak perëndimor dhe një në atë jugor”, vazhdoi ai.

Që prej aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Moskës, marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët si dhe Aleanca ka vendosur në pjesën e saj lindore forca ushtarake shtesë, ka rritur patrullimet dhe stërvitjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: