Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rusia ndalon me ligj “Dëshmitarët e Jehovait”: Janë kërcënim për popullin, grup ekstremist

witnesses-russia

Gjykata Supreme e Rusisë ka dhënë urdhër për ndalimin e dëshmitarëve të Jehovait kudo në vend, pasi ka pranuar kërkesën e ministrisë së drejtësisë për ta cilësuar këtë organizatë fetare, grup ekstremist.

Gjykata dha urdhër për mbylljen e qendrave të dëshmitarëve të Jehovait dhe të gjitha pronat e saj duhet t’ia dorëzojë shtetit. Agjencia e lajmeve Interfax bën të ditur se ministria e drejtësisë ka deklaruar se dëshmitarët e Jehovait përbëjnë kërcënim për popullin rus, rendin dhe sigurinë publike.

Ministria shton ndër të tjera se dëshmitarët e Jehovait janë kundër transfuzionit të gjakut duke shkelur kështu ligjin e kujdesit shëndetësor. Pas këtij vendimi kanë reaguar menjëherë dëshmitarët e Jehovait duke u shprehur se janë shumë të zhgënjyer nga ky zhvillim dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre për mënyrën sesi do të ndikojë kjo tek aktiviteti i tyre fetar.

Dëshmitarët e Jehovait kanë më shumë se 170 mijë anëtarë në organizatën e tyre. Ata janë vënë nën presion që vitin e kaluar, për shkak të një urdhri që ndalon shpërndarjen e librave të tyre, pasi sipas autoriteteve ruse dhunojnë ligjet e Rusisë kundër ekstremizmit.

Megjithatë, vendimi i gjykatës supreme në Rusi është kritikuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut “Humans Right Watch” duke e cilësuar shkelje të lirisë fetare në Rusi. Sakaq, mediat e huaja kanë bërë të ditur se dëshmitarët e Jehovait do ta apelojnë këtë vendim duke e çuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

(News24/BalkanWeb)


Komente ( 18 )

  • Une jam ateist dhe nuk besoj ne Zot por i kam frekuentuar Desh. Jeh. ne gjimnaz dhe kam bere studim biblik me to.Predikojne gjera te mira ne pergjithsi (pavarsisht disa te meteva).Kjo eshte nje “shpulle” per demokracine ne Rusi.Cdo njeri ka te drejte te besoj ne ate qe do dhe eshte ne themel te demokracise.

  • Ai

    KULT
    1. Shërbesë fetare për nder të një hyjnie; ceremonia mistike që bëhet për këtë qëllim (në vendet ku veprojnë besimet e kota në fuqitë e mbinatyrshme). Kulti i Diellit. Kulti i zjarrit. Shërbyesit e kultit.

    2. fig. Adhurim a nderim i tepruar ndaj dikujt, të cilit i vishen cilësi, e veti të jashtëzakonshme; gjunjëzimi para tij.

    Ceremoni mistike qe behen per nder te hyjnive, E para ne nuk kemi ceremoni mistike o zoteri ne nuk adhurojme Djellin sic adhuroj ti me 25 Dhjetor, hapi pak encikolpedit .
    Lexoje
    9 Njerëzit filluan ta festonin lindjen e Jezuit më 25 dhjetor pasi kishin kaluar disa qindra vjet nga koha kur ai jetoi në tokë. Por ajo nuk ishte dita e lindjes së Jezuit, sepse ai, nga sa duket, lindi në tetor. * Atëherë, pse u zgjodh 25 dhjetori? Disa, që më vonë thanë se ishin të krishterë, me sa duket «donin që kjo datë të përkonte me festën romake të ‘ditëlindjes së diellit të pamposhtur’». (The New Encyclopædia Britannica) Në dimër, kur dielli dukej shumë i dobët, paganët bënin ceremoni për ta nxitur këtë burim drite e ngrohtësie që të kthehej nga udhëtimet e tij të largëta. Data 25 dhjetor mendohej se ishte dita kur dielli niste rrugën e kthimit. Ngaqë donin t’i kthenin paganët në të krishterë, udhëheqësit fetarë e pranuan këtë festë dhe u përpoqën t’i jepnin një ngjyrim «të krishterë».

    Shikoje ca thote Encikolpedia Britanike. Ne nuk i festojme keto.

    Dhe mo na bej si i ditur se na ndrite he te lutem!.

    Pika e dyte thote , adhurim e nderim ndaj dikujt. Do te thote qe e ka fjalen per ndonje nje njeri njerzor ne nuk adhurojme njerez se njerezit jane si puna jote dhe imja, nuk adhurojme objekte se nuk jemi te luajtur nga mendja te adhurojme objekte pa jet, nuk adhurojme ndonje kafsh por adhurojme Perendin e vetem qe ekziston dhe nuk i drejtohemi me ane te ndonje objekti ose pikture se Ai nuk ka nevoje te kete objekte te tilla per tju drejtuar.

    Faleminderit

  • Net

    Arsyeja pse e dalojne eshte se Kleri ortodoks bene ligjin aty ne Rusi, dhe 17 000 mije Deshmitar e kane braktisur kishen ortodokse se do vetem te te rrjepi me genjeshtrat e tyre sepse e kane biblen por nuk zbatojne asnje gje per ato qe thote dhe njerezit e kane pare se sa mashtrime behen ne emer te klerikeve qe e mbajne veten per fetar.
    Nuk shkojme ushtar dhe mire Bejme sepse nuk duam te vrasim te tjeret, neper bote kemi pranuar te futemi ne burg edhe ne ushtri nuk shkojme dhe shteti ketu del i humbur se po i ikin ushtaret nga duar se shteti do mish me dy sy qe te vdesin per ta.
    Nuk bejme transfuzjon gjaku zotri sepse nuk duam te marrim semundjet e tua qe jane te trashguara ne gjakun tat, a te ka thene ndonje here doktori qe a ka patur problem babai ose mamaja semundje zemre, shurdhim veshesh, tumor, etj? Nese prinderit i kane ja kane trasheguar femijeve nepermjet gjakut. Dhe kur doktori te thote hidhi gjak, eshte injorant ne ate fush se vetem ate alternative di nuk ka mesuar me shume qe ka plooooot menyra te tjera per te shtuar vellimin e gjakut, kerko ne internet cfare eshte Eritropoetina, kontrollo se ca thote ushtrija Amerikane se fal deshmitareve te Jehovait ne sot kemi zhvilluar teknologjin me te mire per te mos u hedhur gjak dhe ka me shume efektshmeri.
    Etj etj….. por shumica e njerezve ca bejne, bejne si te zgjuar kur edhe ne shkolle nuk kane mesuar dy gjera dhe bejne si te ditur, edhe te tjeret qe jane me nje shkolle bejne sikur jane Perendija vete sec kane mesuar dhe mendojne se dine cdo gje nga kjo bote dhe fryne edhe te tjeret qe jane mesuar te ecin me mendimet e te tjereve dhe jo te vene arsyjen e tyre ne pune.
    Ulu zoteri ulu lexoje nje here biblen ca thote se per te miren tende e ka, qe ti te kesh mundesi te jetosh sipas parimeve dhe normave te Perendise, apo nuk do, sdo sdo skemi ca te bejeme, ne shumicen e rasteve ju nuk i beni dote gjithe keto gjera qe ne bejme se mendoni se jane te veshtira. Nejse ju faleminderit qe e lexuat, dhe uroj qe te keni nje jete sa me te bukur. Ju degjofsha te miren e kesaj bote. Tung

  • BRAVO PUTIN JE SHEMBULL PER BOTEN
    KETA JANE KULTE PRANDAJ LEXONI CJANW KULTET E PASTAJ FLISNI

  • Ti i vogel sje, lexa, shifi, takoji, bashkbiseda me ta, bani pytje, shifi si reagojn ne disa pytje. Manej transfusionin e gjakut nuk e pranojn ata, thjesht kur ka arrit shkenca me te shpetu jeten me transfuzion gjakut, pse mas me e pranu, a te duket lofjike ty, apa se ka than i pari i tyne, si ka ken nji kokerr budallet si e ke me fakte. Mas besa qa thojn te tjert, kerko vet ti

  • NJE VEND QE NUK KA LIRI KETO BEN NDAL NDAL NDAL PA FAKTE.

  • Eri

    Shume flasin duke i pare ne aparence por kur i njef vertet ndryshon mendim.Jane nder njerzit me pozitive qe ekzistojne ,me te rregullt ,me te komunikueshem dhe me te sakte.Po te lexoni mire,kjo gje qe po ndodh eshte e paralajmeruar ne Bibel…

  • Eri

    Shume flasin duke i pare ne aparence por kur i njef vertet ndryshon mendim.Jane nder njerzit me pozitive qe ekzistojne ,me te rregullt ,me te komunikueshem dhe me te sakte.Po te lexoni mire,kjo gje qe pi ndodh eshte e paralajmeruar ne Bibel…

  • oli

    Rusia po i vret te gjithe me gazetare kundershtare politike tani ja paska fillu me fene, e me ke pa, me ata qe nuk prekin asnje mize me dore.

  • Si njerz mund te jen te mir, po ata si e drejtojn jan organizat dreqi vet, edhe e kam vu re se gati gjithmon merren me njerz te vjeter, te smur, te ranum psikologjikisht, naj te riu si ska djallzi, kta jan njerzit e preferum te tyne, ja mushin menen ma leht edhe i fusin ne rrjetin e tyne, gjinah per njerzit e mjer.

  • Eshte e vertet se keta te jehovavit, jane celula; spiuna te Qifuteve dhe disa organizatave te tjerve?
    dhe shqiperia duhet te beje qmos ti ndaloje keta grupe qe kane ne Shqiperi prej vitit te 1993 e deri tani!
    11:57pm

  • Shpresoj te ndodhe edhe tek ne e njejta gje.ky grup njerezish vetem fetar nuk jane.vijne shtepi me shtepi te rekrutojne njerez.me te vertete celule.

  • nuk jane… jan njerez shum te mir…. por nuk kan me cfare te kapen se jan shum korekt … dhe kapen kot me to… transfuzioni i gjakut nuk ndihmon …. nuk miafton vetem grupi i gjakut per ta futur gjakun ne trupin e njeriut…. cfare mizorie

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.