Një kritikë vjen nga Ruth Davidson, politikania skoceze drejtuar partisë Konservatore nën drejtimin e Theresa May. Sipas saj Konservatorët janë “shumë të ashpër dhe autoritar “për të bërë për vete votuesit e rinj.

Politikania Davidson nuk e përmendi drejtpërdrejt Kryeministren britanike por ajo tha: “Ndonjëherë si një parti besnike që ne jemi dukemi paksa të ashpër dhe autoritar herë pas here, por nëse vazhdojmë në këtë mënyrë ne nuk do të mund ti fitojmë dot votat e votuesve të rinj kështu që duhet të ndryshojmë dhe të jemi pak më të hareshëm. Kjo është diçka që ne e kemi mësuar në Skotlandë. Kur e bën diçka me buzëqeshje, të gjithë të duan më shumë.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb