Ai ka qenë gjithmonë në krah të emrave të famshëm dhe ka kuruar imazhin e tyre, por grimieri i famshëm Mario Dedivanoviç nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare. Madje, ka nisur leksionet edhe me personazhet që i kanë besuar grimin e tyre, artit të tij. Ai u bë i njohur për një video të shkurtër që qarkulloi në rrjetet sociale ku ai shfaqej së bashku me Kim Kardashian, e cila i drejtohej në gjuhën shqipe: “Sa bukur Mario”.

Duke qenë në krah të shumë emrave të famshëm ndërkombëtarë si Kardashian Jenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria, etj; Maroi është kthyer në grimierin më të kërkuar të showbizit ndërkombëtar.

Madje, krahu i djathtë i Kim Kardashian, sapo ka nisur një reality show që ka producente yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

Veç projekteve krah emrave të famshëm, Mario së shpejti do të nisë një projekt të ri që do të prezantohet edhe në Shqipëri.

“Oda” – kështu titullohet eventi që do të prezantohet së shpejti në një mbrëmje gala dhe që ka për qëllim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Eventi që do të mbahet më 20 janar në Pallatin e Brigadave dhe do të ketë të ftuar emra të njohur të artit, sportit e biznesit, të cilët edhe do të vlerësohen me çmime të ndryshme.

Mario Dedivanoviç pritet të vijë në Tiranë më datë 19 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb