Gjiganti i teknologjisë Apple gjatë këtij muaji ka hedhur në treg iPhone 6S që është duke pasur një sukses të madh në shitje.

Çmimi i tij në treg është rreth 649 dollarë (579 euro), shkruan “Koha.net”. Por, sa i ka kushtuar në fakt krijimi i një iPhone 6S kompanisë së Apple?

CNN, përmes një video ka treguar se sa para i ka kushtuar Apple që të ndërtojë një iPhone 6S.

Sipas CNN-it, iPhone 6S është ndërtuar për 245 dollarë (218 euro), duke i llogaritur çmimet e pjesëve të veçanta që duhen për ta ndërtuar një iPhone.

Ekrani ka kushtuar 42.5 dollarë (40.64 euro), bateria 3.50 dollarë (3.13 euro), kamera 19 dollarë (17 euro), procesori 58.50 dollarë (52 euro), altoparlanti 7.50 dollarë (6.70 euro), mbështjellësi 28 dollarë (25 euro), shpenzimet e tjera 86 dollarë (76 euro).

Pra, totali për ndërtimin e një iPhone 6S kompanisë Apple i ka kushtuar 245 dollarë (218 euro).

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb