Me fillimin e sezonit të ri të shtatorit, kanë ndodhur shumë ndryshime në ekranet e mediave. Shumë figura të njohura kanë lëvizur, duke ndryshuar format apo edhe duke u larguar për një profesion tjetër. Ndërkohë që gjithnjë si çdo sezon, edhe ky ka sjellë risi në një nga programet “denoncuese”, siç është “Stop”, ku ka sjellë figura të reja në vendin e velinave të mëparshme. “Stop”, programi popullor tashmë për publikun, ka rinisur me ndryshime. Siç ishte lajmëruar më herët, dy velinat që do të shoqërojnë Saimirin dhe Gentin nuk do të jenë më Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit në “Tv Klan”, por dy “kaptere” të reja të anijes së “Stop”-it.

Pak para se të fillonte programi, në puntatën e fundit, Saimiri dhe Genti kanë prezantuar dy velinat që do t’i shoqërojnë gjatë sezonit të ri ato janë Alesia Bami dhe Onelda Shkjau. Alesia njihet si një nga modelet më të bukura të Shqipërisë, ku e kemi parë shpesh të shfaqet në foto të ndryshme në evente të ndryshme krahë modeleve të tjera. Si gjithnjë provokuese, Alesia, kësaj radhe do të jetë edhe figura e velinës në emisionin më të ndjekur në Shqipëri. Ndërkohë që bukuroshja tjetër bionde, Onelda Shkjau, është një figurë e re për ekranin e medias, e cila promovohet për herë të parë nëpërmjet këtij formati televiziv. Burime për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se paga e këtyre dy bukurosheve është më se e majme. Velinat e emisionit që transmetohet çdo mbrëmje në Klan Tv paguhen jo më pak se 600 euro. Kjo shifër është më se mikluese për dy bukuroshet tona, por pse jo edhe për ato që kanë qenë para tyre në këtë emision.

Një shifër e tillë nuk mund të diskutohet në formatin konkurrent të “Stop”, siç është “Fiks Fare”, ku burimet thanë se pagesa arrin në 400 euro. Një diferencë shumë e madhe mund të themi ndërmjet të dyjave, arsye kjo që mund të ketë bërë të lëvizin edhe figurat kryesore të tij. Këtë sezon të ri, përveç denoncimeve të shumta që do të vijnë në adresë të emisionit, do të shohim kërcimin e dy velinave tona të reja, të cilat çuditërisht kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën. Ndërkohë që po të kujtojmë, bukuroshet që kanë shoqëruar Saimirin dhe Gentin në sezonin e kaluar, kanë qenë Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit të TV Klan. Ato, ndryshe nga Alesia me Oneldën, që këtë vit kanë thyer traditën e përvitshme të velinave të emisionit, ishin profesioniste në punën e tyre. Alba dhe Ensa kanë mbaruar universitetin e arteve për koreografi dhe janë pjesë e trupës së baletit në “Klan”, gjithashtu, i kemi parë shpesh edhe në formate të tjera televizive si “Dance with me” apo ” X-Factor” etj. Por surpriza të bukura na presin edhe me velinat e reja, që këtë radhë kanë ardhur të dyja brune për të mos u dalluar nga njëra-tjetra, duke prishur kështu zakonin e këtyre formateve televizive./GSH.al (Summer Pages)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb