KOSOVE – Dasma e Labit ditët e fundit ka pasur të gjithë vëmendjen mediatike. Kjo dasmë e përkushtuar në çdo detaj, bëri që të gjithë të mësojnë gjithçka ndodhi në ceremoninë që, ndryshe nga ç’pritej, kishte përmasa më të mëdha.

Lajmi që Labi e mori nusen nga Prishtina drejt vendlindjes së tij me tren ishte risi në festat e shoëbiz-it shqiptar. Jo vetëm për mjetin e transportit, por sidomos për festën që e shndërroi trenin në një pistë të vërtetë kënge e kërcimi.

Shumë video e foto janë ndarë nga miqtë që kanë qenë pjesë në dasmën e Labit dhe Qëndresës, shumë momente të tjera të bukura janë përcjellë edhe përmes fotove. Megjithatë, në këtë video të publikuar nga Prive, në pothuaj të gjithë rrugëtimin nga Prishtina në Pejë do të zbuloni edhe momente të tjera që nuk i keni parë gjatë ditëve të dasmës.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb