Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, risjell në memorie Sokol Olldashin. Në profilin e saj zyrtar në facebook, ajo shkruan se e ka parë në ëndërr Sokolin megjithëse e ka takuar vetëm pak herë dhe se ka patur një bisedë me të. Sipas saj, në ëndërr Olldashi i ka thënë që ajo mund të jetë pasuesja e tij e vetme.

“Ëndrrat mund të jenë komplekse dhe është si të kesh një bashkëbisedim me subkoshiencën tënde apo shpirtin tënd.

Dikur pata një ëndërr të kthjellët, duke folur me Z. Olldashi…pas aksidentit të tij.

E pyeta atë përse erdhi të bisedonte me mua?

Ai tha: Sepse ti je e vetmja që mund të më pasojë. (Nuk e njihja atë, e kisha takuar vetëm disa herë)”, shkruan Sadije Berisha, duke postuar edhe një foto të Olldashit.

Sadije Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: