Nga Polonia në La Liga. Armando Sadiku bëri transferimin në një prej kampionateve elitare në botë, mirë- po është ende në pritje të debutimit me Levanten. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai tregon arsyen e pritjes. Bomberi i Kombëtares rrëfen shifrat e transferimit, pritjen dhe bisedën me Enis Bardhin për Shqipërinë, telefonatën me Panuçin.

Sulmuesi mohon deklaratat me “Ferrari”, ndërkohë që komenton edhe rivalitetin Ronaldo-Mesi.

Armando jeni transferuar në Spanjë ditën e fundit të merkatos, por ende nuk keni debutuar. Çfarë ka ndodhur?

U dëmtova në ditët e para. Në një seancë stërvitore, dy ditë para ndeshjes me Real Madridin, pësova një dëmtim dhe ky është problemi që më ka bërë të mos jem i gatshëm dhe pse nuk jam grumbulluar.

Çfarë dëmtimi bëhet fjalë?

Kam dëmtim në gju. Bëhet fjalë për ligamentin e brendshëm të gjurit, i cili ka pësuar zgjatje.

Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale?

Jo, thjesht terapi. Mirëpo, kërkon kohën e vet që të më kalojë.

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-sadiku-ndez-motoret-nuk-me-tremb-pacini-kete-jave-do-jem-gati/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: