TIRANE- Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri replikoi me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, të cilit i bëri një akuzë të fortë.

Duke i përmendur rastin e një familjari të tij, që sipas Tahirit, kishte vrarë, ai e pyeti nëse ishte i gatshëm apo jo deputeti të shkonte në burg për të.

Këtë e tha për të treguar se as ai nuk pranonte të shkonte në burg vetëm pse dy trafikantë e përmendin në bisedat e tyre të përgjuara.

Unë kërkoj prova sepse ju nuk keni prova. Unë s’kam as kamion. Unë kërkoj prova për të vërtetën. Unë nuk pranoj të arrestohem se disa kushërinj janë marrë me drogë. Një familjari juaj ka vrarë një njeri, e di ti mirë. Do pranoje të shkoje në burg ti se një familjari juaj ka vrarë në njeri”,- u shpreh Tahiri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: