TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të rënda pas vendimit për t’i bllokuar pasaportën. Pas dëshmisë 60-minutëshe, gjykatësja ka firmosur vendimin që lë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës, çka pengon ish-ministrin Tahiri të dalë jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur nga afër seancën, raporton se Saimir Tahiri është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit. Që në nisje të seancës, ai është shprehur para trupit gjykues se ka marrë dijeni për vendimin, duk u shprehur se në vazhdim do të ishte avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, i cili do të fliste për akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas avokatit mbrojtës nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të largohet jashtë vendit, ndërsa shtoi se vendimi do të çohet në Apel.

“Tahiri është deputet i Shqipërisë, dhe askush nuk është më shumë i interesuar se ai për të zbardhur të vërtetën, pasi është përbaltur politikisht dhe jo vetëm. E prisnim vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojmë në Apel. Gjykata është kthyer në noter të Prokurorisë”, u shpreh avokati Haxhia.
25434181_372769269815582_198358232_o
Gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se pas qëndrimit të shprehur nga avokati i tij mbrojtës, fjalën e ka marrë ish-ministri Tahiri.

“Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk kas asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta,. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërsa pjesën e parë të seancës Tahiri është shfaqur i qetë, gazetarja thotë se në pjesën e dytë është shfaqur emocional. Madje, sipas saj, nuk kanë munguar batutat mes Saimir Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës teksa linin sallën e gjyqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: