TIRANË-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka folur për një sërë çështjes të rëndësishme. Tahiri ka folur për aksionin e policisë në Lazarat, si dhe vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, për të cilin u shpreh se dora që vrau efektivin Basha ndodhet në Tiranë, pasi sipas tij pushteti për vite me radhë denigroi në Lazarat.

‘Ju merreni me dorën që qëlloi një punonjës policie, por unë ju them se ajo dorë është dora kriminale që ka denigruar dhe në kryeqytet. Është pushteti që e ka denigruar në këtë situatë Lazaratin’ – tha Tahiri.

Më tej Tahiri tha se pas 25 vitesh policia mundi të hyjë në vendin që njihet ndërkombëtarisht për kultivimin e lëndëve narkotike, dhe të vendosë shtetin ligjor. Ndërkohë, pyetjes se sipas disa informacioneve i dyshuari nga policia Arbjon Aliko ka lëvizur i lirë për gati një vit, Tahiri ka thënë se ai ka qenë në Greqi dhe jo brenda vendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: