TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer pas 6 muajsh në sallën e Kuvendit. Jo vetëm që është rikthyer, por ka regjistruar edhe emrin e tij për të të folur.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se pjesëmarrja e tij në seancë i detyrohet faktit se nëse nuk vinte dhe sot, humbte mandatin si deputet. Tahiri ka regjistruar emrin për të folur si deputet i pavarur.

‘BalkanWeb’ siguroi pamje nga momenti i hyrjes së Tahirit në Kuvend. Me xhinse dhe një xhaketë, Tahiri ka hyrë i vetëm në sallë teksa mbante duart në xhepa. Mës të tjerash ai nuk nguroi që të fliste për gazetarin Klajdi Bolddi për mikrofonin e ‘News24’, ndërsa uroi shqiptarët për rekomandimin e KE.

“Suksese për rekomandimin pozitiv”, tha ai për ‘News24’
tahiri ne kuvend
Lista per tahirin

Tahiri u përjashtua nga grupi i PS në tetor të vitit 2017 pas akuzave për lidhje me bandën e Habilaj, të akuzuar për trafik droge.
20180419-102431

20180419-102417

20180419-102456

20180419-102427

20180419-102418

20180419-102419
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: