Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Saimir Tahiri: Unë nuk dorëzohem, të vijë Saliu, Shkëlzeni e Meta si dëshmitarë

saimir tahiri

TIRANE- Nga mbrojtja, në sulm. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kaluar në akuza politike teksa la Kryesinë e Kuvendit, ashtu siç foli edhe brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores për të mos pranuar “pranga politike”.

Nëse Prokuroria sipas tij, do të kishte një provë të vetme ai ishte i gatshëm të hetohej dhe kërkoi si dëshmitarë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, djalin e tij Shkëlzenin por edhe Presidentin Meta, bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediun por edhe kryedemokratin Basha, të cilët siç tha s’janë përballur kurrë me akuzat ndaj tyre.

Të gjithë e patë se ç’lloj estrade ishte kjo. Akti i dytë i një estrade jo aq e paparalajmëruar por unë jam i vendosur të mos dorëzohem për asnjë sekondë dhe ti shkoj deri në fund rrugës për të vënë drejtësinë, vështirësisë janë të mëdha, por unë nuk do të dorëzohem kurrë, ajo që besoj ju e patë sot ishte në kufijtë e skandalozes edhe për të qeshur edhe për të qarë. Kjo që ndodhi sot e dje, nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë të thonë shko në burg dhe pastaj na provo se nuk ke marrë 5 milionë euor në muaj, na provo që s’di ti japësh kamionit. Eshtë estradë, duhet të isha ftuar të kishin sjellë një provë të vetme, të sjellin dëshmitar Saliun, ai nuk ka shkuar kurrë as në gjykatë as në prokuroi për të dëshmuar për të gjitha të zezat që i ka bërë këtioj vendi, të vijë djali i tij që la të vdekur 26 njerëz në Gërdec, i ftoj të dy të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë, nëse nuk vijnë këto të vijë Ilir Meta, nëse nuk vjen ai, le të vijë Monika, le të vijë Lulzim Basha që vodhi e vrau e nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë. Le të vijë edhe Fatmir Mediu“,- tha Tahiri.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.