Të tjera fakte interesante kanë dalë në dritë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi burg për ish-ministrin, tregohet një episod për skafin e prishur që kishte në përdorim Tahiri.

Sipas organit të akuzës, punonjësi i policisë Naim Brahimaj ka pranuar njohjen me Saimir Tahirin dhe që është takuar me të në Gusht të vitit 2014.

Naim Brahimaj, i cili aktualisht mban detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, u telefonua nga Greqia nga Saimir Tahirit në Gusht të vitit 2014. Në atë periudhë, ish-ministri ka qenë me pushime në shtetin fqinj, dhe kishte shkuar në Korfuz me skaf, ku dhe i ishte prishur.

Akuza sipas prokurorisë
Në Gusht 2014, në mbrëmje vonë, në numrin e tij telefonik 06********, u telefonua nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i tregoi se i ishte prishur një motorr skafi, ndodhej larg dhe i kërkoi mendim se si duhej të vepronte. E udhëzoi të mundohej ta ankoronte diku. Komunikoi disa herë me të atë natë dhe u njoftua se ishte mundësuar ankorimi. Saimiri i kërkoi që të nesërmen të shkonte në Greqi, ku ai ndodhej me pushime, ndërsa do ta merrte dikush me makinë dhe do të shoqërohej edhe nga një teknik tjetër.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun: http://www.gsh.al/2018/05/15/saimir-tahirit-iu-prish-skafi-thirri-policin-per-ta-rregulluar-takimi-artan-habilaj/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: