Mohamed Salah, futbollisti i Liverpool, ka treguar këtë sezon se është i jashtëzakonshëm kur zbret në fushë, por edhe jashtë saj nuk mbetet mbrapa, sidomos kur bëhet fjalë për vendlindjen e tij.

Fillimisht ishte një kompani celulare që dhuronte minuta falas në Egjipt sa herë që Salah realizonte gola. Më pas vetë futbollisti që jepte donacione të shumta për njerëzit në nevojë. Nuk mund të harrohen edhe 1 mln votat që futbollisti mori në zgjedhjet për president në Egjipt, në një kohë kur nuk ishte në listë.

Së fundmi ai ka dëshmuar edhe një herë veprimet e tij humanitare për vendlindjen e tij.

Salah ka pagur 450 mijë dollarë për të ndërtuar një fabrikë për pastrimin e ujit në fshatin e tij të lindjes Nagrig, e cila do të përdoret për furnizimin e përhershëm të fshatit dhe të gjithë rajonit me ujë të pijshëm.

salahhhh

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb