Muhamed Salah është lojtari më i mirë i momentit. Paraqitjet e shkëlqyera të tij, i sollën kualifikimin Liverpulit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Egjitmtiani, po i magjeps të gjithë më atë çka po tregon në fushën e lojës dhe të shumta kanqë qenë ofertat për shërbimet e 25-vjeçarit.

“Diario Gol”, se Salah është shumë pranë transferimit te Reali i Madridit. Zbulohet se ai është duke kërkuar shtëpi në Madrid. Jo vetëm kaq, por edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Kutinjo, i ka treguar Mesit se egjiptiani do të luajë në La Liga sezonin tjetër, por me fanellën e ekipit “merengues”.

Reali nuk e ka problem të paguaj shumë e kërkuar nga Liverpuli për blerjen e 25-vjeçarit dhe me shumë gjasa Salah në fillim të sezonit do të veshë fanellën e Realit.

Egziston edhe një mundësi për përfshirjen në marrëveshjen e transferimit edhe të uellsinit, Gareth Bejl, i cili në rast të një dakortësie, do t’i bashkohet Liverpulit. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: