TIRANE- Vijon për të tretën ditë protesta e opozitës në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë.

Në një prononcim për mediat nga çadra ku po zhvillohet protesta, ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe pjesëmarrjen në protestë të fëmijëve apo familjarëve të tij.

Berisha tha se edhe ata do jenë në protestë si gjithë qytetarët e tjerë të barabartë, pasi kjo është një protestë qytetare.

“Familjarët e mi? Sigurisht që do jenë në protestë të gjithë, pse ca kanë familjarët e mi në krahasim me familjarët e këtij, të atij. Ata janë në protestë të barabartë si qytetarët e tjerë, kjo është protesta qytetare”, – tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: