TIRANE– Deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur deputetit të PS Pjerin Ndreu pas deklaratave të fundit të bëra nga deputeti socialist se ai nuk e kishte kërcënuar deputetin Salianji.

Në një postim në ‘Facebook’ Salianji shkruan se: Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana. Gjithashtu ai shprehet se Pjerin Ndreu dikur ishte ujk malësie, por qyteti e ka zbutur, kurse politika e ka bërë kunadhe.

Statusi i Ervin Salianjit:
Mbarështuesi i kastravecave Ndreu, më ka kërcënuar dhe më ka lënë pa gjumë… dhe kështu, i shqetësuar nga kastravec rritësi, mendova njëherë ti shkruaj një letër të hapur, kryekastravec rritësit të atdheut tonë, që të më çojë nja dy roje nga 100 rojet e veta të Gardës… mirëpo kur i kishte shkuar në vesh kryeministrit kastravecrritës kërkesa ime, më çoi fjalë e më tha se: Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana… Sepse është malsor i zbutun dhe ka dëshirë ti ulurijë Hënës si dikur kur ishte ujk Malcie, po qyteti e ka zbut, kurse politika e ka bërë kunadhe… kaq për sot Pjerin.
Të fala

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb