Anëtari kryesisë së Partsië Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas debatit Rama-Vuçiç, duke i cilësuar argumentet e kryeministrit Rama si një zhgënjim për qytetarët e vet. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Salianji e quan Ramën një ‘lider botëror’ mendjemadh dhe butaforik.

‘Rama ne debatin e sotëm me Aleksander Vuçic kishte shansin e madh që për herë të parë në jetën e vet të kishte “tifozë” të gjithë shqiptarët, kjo jo për meritë të tij, por si Kryeministër i shqiptarëve. Pavarësisht dëshirës për ta parë mirë, Rama sot ka zhgënjyer edhe më fanatikun e vet. Të njëjtat batuta bajate, i njëjti fjalor sikur flet me alabakë në tavolina, e njëjta butafori dhe mendjemadhësi prej “lideri botëror”.

Salianji më tej shton se debatet televizive fitohen me drejtësi dhe jo siç është mësuar Rama të fitojë me mjete të tjera në Shqipëri, duke patur parasysh këtu zgjedhjet e 21qershorit dhe akuzat e PD për blerjen e votave.

‘Debati fitohet me argument jo me forcë, për fat të keq Rama nuk kishte afër policinë, INUK, “të fortët”, madje se blinte dot as me para siç beson dhe fiton në Shqipëri!’

Anëtari kryesisë së PD, Ervin Salianji shkon deri aty në postimin e tij ndaj debatit Rama-Vuçiç sa shprehet se kryeministri i vendit, Rama nuk di ta ndajë se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë të acaruara prej topit në fushën e blertë, por prej genocidit serb ndaj popullit shqiptar.

‘Te paktën audienca u sqarua, shqiptarët dhe serbët plasën për pak luftën për një top…nuk i ndaka genocidi serb, vrasjet, torturat, krimet ndaj njerëzimit që edhe Vuçiç i ka përkrahur me kallashnikov në krah të Millosheviçit.’

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb