Nga: ZONJA VJOLLCA
16 gjethe çikore
100 gr fistik të pjekur
1 mollë e kuqe
2 lgj uthull molle
1 lk mjaltë
½ tufë majdanoz, nenexhik
½ qepë të kuqe
30 gr boronica të kuqe
Kripë, piper

Fillimisht ndajmë fletët e çikores. Në një tas grijmë hollë 3-4 gjethe çikore, majdanozin dhe nenexhikun i grijmë imët, qepën dhe mollën i presim në kubikë të vegjël. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit. Në një enë të vogël përziejmë uthullën me pak vaj ulliri, mjaltë, kripë dhe piper dhe me pas marinojmë sallatën, të cilën e vendosim si mbushje në gjethet e çikores.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb