Nga: ZONJA VJOLLCA
320 gr makarona
250 gr domate qershi
200 gr mocarela
1 tufë rukola
50 gr ullinj të zi
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Ziejmë makaronat aldente për 19 minuta me ujë të bollshëm me kripë. Më pas i shpëlajmë dhe i kullojmë mirë.
Ndërkohë në një tas trazojmë domatet të prera në gjysmë së bashku me mocarelën të prerë në kubikë, ullinjtë të prerë në unaza dhe rukolën të prerë me dorë. Më pas i bashkojmë të gjithë këta përbërës me makaronat e ziera duke shtuar dhe pak vaj ulliri, kripë dhe piper.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb