NGA ZONJA VJOLLCA*

200 gr bollgur
200 ml ujë të ngrohtë
3 lugë gjelle salcë domate
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz
Nenexhik të freskët
Lëngu i 1/2 limoni
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji piper të kuq
Kripë
Piper të zi

Fillimisht vendosim në një tas bollgurin. Shtojmë në të ujë të ngrohtë aq sa të mbulohet bollguri. E mbulojmë dhe e lemë mënjanë.
Ndërkohë grijmë imët qepët e njoma me gjithë bishta, majdanozin dhe nenexhikun. Në një tas trazojmë salcën e domates me kripë, piper të zi, piper të kuq, pak lëng limoni dhe 5 lugë vaj ulliri. E trazojmë dhe e shtojmë këtë masë tek tasi ku kemi vendosur bollgurin. E përziejmë mirë me duar më pas shtojmë qepët e njoma, majdanozin dhe nenexhikun. E trazojmë mirë dhe e servirim të shoqëruar me pak gjethe sallate dhe me pjepër.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb