NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 lgj bajame feta
600 gr dardha të buta
1 kokërr limon
250 gr salcë kosi
200 gr kos
2 lgj mjaltë
(tërshërë nëse dëshirojmë)
Përgatitja
Fillimisht pjekim bajamet në tigan pa yndyrë derisa ato të zverdhen. Lajmë dardhat dhe i presim ato në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë nëse dardha e ka lëkurën të hollë, në rast të kundërt i qërojmë dhe kubikët e dardhave i vendosim në një tas. I marinojmë më pas me 1 lugë çaji lëkurë limoni dhe një lugë lëng limoni.
Trazojmë salcën e kosit me kosin, mjaltin dhe me 1-2 lugë lëng limoni. E shtojmë mbi sallatën me dardha duke i spërkatur në fund me bajamet e pjekura.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb