Nga: ZONJA VJOLLCA
200 gr kuskus
2 finok
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
2 portokalle
1 qepë e kuqe
½ tufë majdanoz
4 lgj lëng limoni
50 gr ullinj jeshil

Vendosim kuskusin në një tas me ujë të vluar me kripë dhe me një lugë vaj ulliri (masa 1 me 1). E lemë të mbuluar për 10 minuta. Ngrohim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim finokun të prerë në shirita, e kaurdisim për 5 minuta në temperaturë mesatare dhe më pas e rregullojmë me kripë dhe piper. Filetojmë portokallin duke larguar komplet lëkurën e bardhë të tij. Më pas presim në shirita qepën e kuqe dhe grijmë imët majdanozin. Në një tas të vogël përziejmë lëngun e portokallit me lëngun e limonit, vaj ulliri, kripë dhe piper. Në tasin e kuskusit shtojmë finokun e skuqur, qepën e kuqe, ullinjtë jeshil, fetat e portokallit dhe salcën marinuese. E përziejmë mirë sallatën duke e spërkatur në fund me majdanoz, pak pluhur koriandre nëse kemi dhe gjethet e finokut të grira imët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb