Nga: ZONJA VJOLLCA
3 kokrra kardamon
1 spec i vogël i kuq
300 ml lëng dardhe
1 lk trumzë
150 gr thjerrëza
20 gr fara kungulli
500 gr lakër turshi
1 kokërr dardhë
3 lgj lëng limoni
3 degë selino
2 karrota
4 lgj vaj ulliri
4 lgj uhull të bardhë
Kripë, piper i zi

Fillimisht shtypim kokrrat e kardamonit, pastrojmë specin nga farat dhe e presim në ½ dhe në një tigan salce hedhim lëngun e dardhës, kardamonin, specin e kuq, trumzën, pak kripë dhe e lemë të ziejë për 15 minuta derisa të mbetet ½ e lëngut të dardhës dhe të trashet pak. Më pas e kullojmë dhe e lemë mënjëanë të ftohet. Ziejmë thjerrëzat në temperaturë të ulet për 20-25 minuta dhe në 5 minutat e fundit të zierjes shtojmë pak kripë.Kalojmë farat e kungullit në një tigan pa yndyrë sa të zverdhen pak. Ndërkohë lajmë mirë dardhën, e presim në ½, largojmë farat dhe më pas e presim në feta të holla dhe e spërkasim me lëng limoni që të mos oksidohet. Pastrojmë selinon nga fijet, ruajmë mënjëanë disa gjethe dhe më pas e presim në unaza. Karrotën e qëruar e presim në shirita të hollë me qëruesen e patates. Kullojmë thjerrëzat, i lemë të ftohen pak dhe më pas shtojmë pak uthull dhe vaj ulliri. Në një pjatancë vendosim lakrën turshi, mbi të shtojmë karrotën, thjerrëzat, selinonë dhe fetat e dardhës. Në fund shtojmë salcën me lëng dardhe, e trazojmë mirë sallatën dhe e spërkasim me farat e kungullit.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb