Nga: ZONJA VJOLLCA
320 makarona
150 gr bizele
160 gr proshutë
120 gr djath kaçkavall i butë
250 gr kos
2 lgj majonezëe
2-3 kokrra portokalle
1 lgj lëng limoni
Kripë, piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Djathin dhe proshutën e presim në copëza të vogla dhe i trazojmë në një tas. Në një enë tjetër trazojmë kosin me majonezën dhe me pak kripë dhe piper të zi. Dy minuta përpara përfundimit të minutazhit të zierjes së makaronave shtojmë bizelet në ujin e makaronave dhe i lemë të ziejnë së bashku 2 minutat e fundit. Më pas i kullojmë makaronat me bizele, i vendosim në një tas ku shtojmë kosin e trazuar me majonezë, proshutën dhe djathin dhe fetat e portokallit të filetuar. Shtojmë dhe një lugë lëng limoni dhe e trazojmë mirë përpara se ta shërbejmë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb