NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 kastravec
150 gr domate qershi
150 gr lakër e bardhë
50 gr ullinj të zi
2-3 degë selino
100 gr djath të bardhë
200 gr oriz
1 kokërr limon
4 fileto pule
1 thelpi hudhër
Rigon, trumzë, rozmarinë

Pergatitja

Fillimisht marinojmë filetot e pulës me 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper të zi, 1 thelpi hudhër, pak lëng limoni, rigon, trumzë dhe rozmarinë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

Ndërkohë vendosim ujë të bollshëm në zjarr për të vluar, shtojmë kripë, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe orizin të cilin e lemë të ziejë.

Lajmë mirë kastravecin, e thajmë atë dhe e presim vertikalisht, e pastrojmë nga farat dhe e presim hollë në gjysëm hëna. Domatet i presim në ¼ dhe i shtojmë tek kastravecat. Presim më pas një copë lakër dhe e grijmë atë shumë hollë. Ullinjtë i presim në rrathë, ndërsa djathin e bardhë e thërrmojmë me duar.

Selinonë e pastrojmë nga fijet dhe e presim në 3 copa, lyejmë copat me pak kripë dhe vaj dhe i kalojmë në një tigan zgare për pak minuta. Më pas i bashkojmë të gjithë përbërësit e sallatës së bashku duke shtuar dhe orizin e zjerë.

Në fund pulën e marinuar me erëza e kalojmë në një tigan zgare nga të dy anët derisa të zverdhet dhe më pas e servirim shoqëruar me sallatën me oriz.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb