500 gr panxhar
6 lgj uthull balsamike
Kripë, piper i zi
2 qepë të njoma
Sallatë jeshile, rukola
2 mollë me ngjyra të ndryshme
3 lgj lëng limoni
3 lgj vaj ulliri
100 gr djath të bardhë
40 gr arra

Qërojmë dhe ziejmë panxharin për 15 minuta duke shtuar në ujin e zierjes 6 lugë uthull balsamike dhe pak kripë për t’i dhënë një shije të mirë. Pas zierjes e lemë të ftohet, ruajmë 2-3 lugë lëng nga zierja të cilin e trazojmë me pak vaj ulliri. Pastrojmë sallatën dhe rukolën, i përziejmë ato dhe i vendosim në një pjatë ku i spërkasim me lëngun e zierjes së panxharit trazuar me vajin e ullirit. Mbi sallatë shpërndajmë më pas copat e panxharit të prera sipas deshirës. Qërojmë mollët nga farat dhe i presim ato në copa njësoj si forma e panxharit. I vendosim mollët në sallatë, shtojmë dhe djathin e bardhë të prerë në kubikë të vegjël, pak qepë të njomë të prerë hollë në unaza dhe arrat e pjekura.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb