Nga: ZONJA VJOLLCA
2 kunguj
2 patëllxhanë
2 speca të kuq
2 speca jeshil ose të verdhë
1 qepë të kuqe
4 lgj vaj ulliri
2 lgj uthull balsamike
Kripë, piper i zi
1 thelpi hudhër

Lajmë pastrojmë perimet dhe i presim ato në feta. Vendosim një tigan zgare, e nxehim mirë atë dhe pasi e lyejmë me pak vaj kalojmë perimet duke i lenë 2-3 minuta në çdo anë. I vendosim më pas në një tas duke i spërkatur me salcën marinuese me vaj ulliri, uthull balsamike, 1 thelpi hudhër të shtypur, kripë dhe piper të zi. I lemë pak të marinohen dhe më pas e shërbejmë sallatën.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb