1 patëllxhan të madh
2-3 speca me ngjyrë
5 thelpinj hudhër
150 gr domate qershi
1 qepë e kuqe
1 kokërr limon
50 gr ullinj te zi
2 filxhan kafeje vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi, borzilok
1 gotë kuinoa Teuta
2 gota ujë
Pak kripë

Filimisht vendosim ujin të ziejë me pak kripë, vendosim kuinoan të shpëlarë mirë me ujë të vakët dhe e lemë të ziejë për 15-20 minuta në temperaturë mesatare.
Presim perimet: patëllxhanin, specat dhe qepën në kubikë të barabartë me brinjë 1.5-2 cm.
Patëllxhanët i vendosim në një tas me ujë dhe pak lëng limoni ose pak kripë që të largojmë hidhërimin e tyre. Pas 20 minutave kullojmë patëllxhanët, i thajmë ato dhe i vendosim në një tas ku i bashkojmë me specat dhe qepën. Shtojmë 1 filxhan kafeje vaj ulliri Olitalia, i përziejmë mirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta derisa të zbuten.
Largojmë perimet nga furra, i lemë të ftohen pak dhe më pas i vendosim në frigorifer të ftohen mirë.
Gjatë kësaj kohe në një tas të thellë dhe të ngushtë vendosim 3 lgj lëng limoni, 1 filxhan kafeje vaj ulliri, hudhrën të prerë në feta, kripë, piper të zi dhe i kthejmë në krem me një blender dore.
Nxjerrim perimet e pjekura nga frigoriferi, shtojmë në to domatet qershi të prera në gjysëm dhe ullinjtë të prerë në unaza. Shtojmë salcën e përgatitur dhe i trazojmë lehtë. I servirim më pas perimet e pjekura me kuinoan e përgatitur.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb