NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

800 gr spinaq
300 gr lulelakër
1 kuti qiqra
½ lç fara koriandër
1 lgj gjalpë
Lëng limoni
Kripë, majdanoz
Përgatitja
Vendosim spinaqin në ujë të vluar me kripë për 1 minutë. Më pas e shtrydhim dhe e kaurdisim në një tigan me pak gjalpë ose vaj ulliri. E rregullojmë me kripë dhe arrë moskat dhe e vendosim më pas në një pjatancë sallate.
Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë vendosim lulet e vogla të lulelakrës dhe i ziejmë ato për 6-7 minuta. Më pas shkrijmë pak gjalpë ku hedhim farat e koriandrës dhe kaurdisim për pak minuta lulelakrën së bashku me qiqrat. E rregullojmë në fund shijen me kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në pjatancën ku kemi shtruar spinaqin. E spërkasim në fund sallatën me pak lëng limoni dhe e shërbejmë së bashku me qoftet e peshkut.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb