NGA ZONJA VJOLLCA*

200 gr spinaq gjethe vogël

3 kokrra vezë
70 gr djathë
100 gr domate qershi
2 lugë gjelle kos
2 lugë gjelle vaj ulliri
5-6 gjethe nenexhik
Spec djegës
Kripë
Piper i zi

Rrahim vezët me pak kripë dhe bëjmë 3 omëleta të vogla. I bashkojmë më pas tre omëletat, i mbledhim role dhe i presim në shirita. Në sallatieren ku do të servirim sallatën vendosim në qendër spinaqin, vezët omëletë dhe djathin të prerë në kubikë dhe në anë vendosim disa domate qershi. Përgatisim dresingun duke miksuar në frulator kos, vaj ulliri, kripë, piper, spec djegës dhe nenexhik dhe këtë salcë ia shtojmë sallatës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: