Nga: ZONJA VJOLLCA
Miks sallatash (radikio, marule, rukola)
100 gr pançetë
2 feta tul buke
50 gr djath kaçkavall
2 vezë të ziera
1 lç mustardë
1 lç mjaltë
Vaj ulliri
Kripë, piper

Presim fillimisht sallatat në copa jo të vogla dhe i vendosim në një tas. Dy feta bukë i vendosim të theken dhe më pas presim tulin në kubikë (ose nëse dëshirojmë i kalojmë kubikët e bukës të skuqen në një tigan me pak gjalpë). Shtojmë tek sallata vezët e ziera të prera në kubikë, djathin kaçkavall dhe pancetën të kaluar më parë në tigan për pak minuta. Në fund shtojmë kubikët e bukës. Trazojmë në një tas të vogël pak vaj ulliri me kripë, piper, pak mjaltë dhe mustardë. E trazojmë mirë sallatën dhe e marinojmë me salcën me mustardë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb