Nga: ZONJA VJOLLCA
2 feta salmon
1 portokall
600 gr spinaq
1 qepë e vogël
2 luge gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat
100 gr grurë i parapërgatitur

Lajmë mirë dhe thajmë portokallin më pas grijmë hollë në rende vetëm pjesën e verdhë të tij. E presim portokallin në dy pjesë dhe shtrydhim lëngun e tij. Në një tenxhere me 150 ml ujë dhe pak kripë ziejmë grurin derisa ai të gatuhet. Shtojmë gjatë zierjes tek gruri ½ e lëkurës së portokallit dhe 60 ml lëng portokalli dhe e lemë edhe 10 minuta të ziejë.

Ndërkohë spinaqin pak e kemi larë mirë e presim trashë, presim dhe qepën në kubikë të vegjël si dhe salmonin pasi e pastrojmë nga lëkura e presim në kubikë mesatare dhe e marinojmë me lëng portokalli, kripë, piper dhe lëkurë portokalli të grirë.

Hedhim vajin në një tigan të madh dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet, më pas shtojmë spianaqin e rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe më pas shtojmë copat e salmonit. E trazojmë ngadalë dhe e lemë gatimin 5 minuta në temperaturë mesatare duke e trazuar ngadalë herë pas here.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb