NJU JORK– Tabloja e fundit e piktorit italian, Leonardo da Vinçi në duart e një koleksionuesi privat do të shitet në Nju Jork më 15 nëntor gjatë ankandit të organizuar nga “Christie’s”, që e ka vlerësuar 100 milionë dollarë.

“Salvator Mundi” (Shpëtuesi i botës), tablo me një finesë ekstreme që përfaqëson Krishtin, ishte konsideruar prej shumë kohësh si një kopje, para se ekspertët të provonin origjinalitetin e saj.

“Të paktën 20 tablo të Leonardo da Vinçit, vepra e të cilit ishte marrë tashmë kur ishte gjallë, ekzistojnë edhe sot”, sipas “Christie’s”.

Salvador Mundi

Me përjashtim të “Salvator Mundi”, të gjitha janë në pronësi të muzeve apo institucioneve.
Përgjithësisht, pjesa më e madhe e tablove para shekullit XIX janë sot të aksesueshme për publikun dhe shumë rrallë për t’i parë të ofruara në ankande.

Para shitjes, tabloja do të udhëtojë në Hong Kong, San Francisko dhe Londër, ku do të jetë e ekspozuar, para se të mbërrijë në Nju Jork gjatë ditëve para ankandit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb