‘Gjërat e shëmtuara ndodhin, por forca për ti kaluar është më interesante se dëshpërimi juaj. Mos lejoni askënd të shfrytëzojë dhimbjen tuaj’. Kështu thotë Samantha Geimer, e cila është përdhunuar nga Roman Polanski në moshën 13 vjeçare.

Gruaja, sot është 54 vjeç dhe vitin e kaluar i ka kërkuar gjykatës së Los Angeles të mbyllë përfundimisht çështjen dhe të lënë në paqe Polanski. Tani unë dhe Roman kemi raporte të mira.

‘Për fat të keq dëshpërimi dhe dhimbja shiten si më shumë interesante sesa forca dhe aftësia për ti kaluar vështirësitë dhe femrave të reja u mësohet një gjë false: Që në vuajtje ka një vlerë’, thotë në një intervistë dhe shton: ‘Nuk jam një viktimë, Mediat na kanë bindur që ka vlera në të qënurit viktimë, por është një mënyrë e cila shfrytëzon vuajtjet tona, nuk është një mënyrë për të ndryshuar gjërat’.

Dhe teksa pritet të dalë në kinema filmi i ri i Polaskit ‘Ajo që nuk di për të’ Samantha tregon: Nuk kam parë shumë filma të tij, por kjo sepse kam shije të tjera kinematografike, tani unë dhe Roman jemi në raporte të mira.

Herë pas here i shkruajmë njëri-tjetrit, kur duhet të flasim për gjëra që kanë lidhje me çështjet ligjore, duke preferuar të mos fusin avokatët’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: