Koreja e Veriut ka festuar takimin historik Trump-Kim si një fitore e madhe për shtetin,ku sipas mediave  pretendohet që SHBA të heqë sanksionet.

Dy liderët u takuan ditën e martë, ku nënshkruan një deklaratë të shkurtër rreth denuklearizimit dhe uljes së tensioneve. Presidenti Donald Trump tha se sanksionet do të qëndrojnë sicc janë për momentin, por edhe mund të vi momenti që të hiqen.

Deklarata e nënshkruar në fund të samitit nënkupton nisjen e “ një marrëdhënieje të re” midis shteteve ku  SHBA siguron “ siguri të garantuar” drejt Koresë së Veriut.

Gazeta zyrtare Rodong Sinmun e cilësoi samitin si “ takimi i shekullit”  të pozicionuar në faqe të parë. Gjithashtu media KCNA publikoi një artikull entuziasmues në Anglisht duke i vlerësuar  bisedimet si një thyerje historike nga e kaluara.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: