SHBA-ja u përpoq sot të garantojë aleatët e saj aziatikë mbi çështjen e samitit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, duke deklaruar se kreu koreano verior e kishte kuptuar se denuklearizimi duhet të ndodhte sa më shpejt dhe se sanksionet do të hiqeshin vetëm në fund të procesit.

Për vizitë në Seul në kuadër të samitit historik të së martës në Singapor, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo rikonfirmoi se objektivi i Uashingtonit mbetej denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Koresë së Veriut, pavarësisht mungesës së këtij formulimi të rëndësishëm në deklaratën e përbashkët Trump-Kim.

Teksti i nënshkruar të martën nga dy krerët ishte objekt i kritikave të shumë ekspertëve, sepse Kim aty angazhohet vetëm për një denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean.

Ky formulim i turbullt, subjekt për interpretime të ndryshme, rikthen një premtim të bërë më parë dhe asnjëherë të mbajtur, shkruan atsh.

Sërish, në kuadër të këtij samiti, Mike Pompeo kishte theksuar se SHBA-ja do e firmoste vetëm nëse do të ishte “e verifikueshme dhe e pakthyeshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb