Samsung Electronics prezantoi modelet e serisë së Galaxy A për 2017, Galaxy A5 5.2 inç dhe Galaxy A3 4.7 inç.

Modelet e reja të serisë Samsung Galaxy A të telefonave të mençur karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përmirësuar si dhe karakteristika të tjera që do e bëjnë jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja, Milan Vujovic, Shefi rajonal i Marketingut pranë Samsung Electronics, vuri në dukje se gjenerata e re kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.

Telefonat e mençur të serisë Galaxy A që ndërthurin një kornizë metalike dhe xhamin e përforcuar, të cilat ndjekin udhëzimet e dizajnit premium të Samsung. Një risi tjetër është vendndodhja e kamerës dhe butonat kryesorë të kontrollit që janë në përputhje të plotë me pjesën tjetër të njësisë, të cilat u mundësojnë pajisjeve kompaktësinë e dizajnit dhe thjeshtësinë e përdorimit.

Seria e re e Galaxy A sjell karakteristika të përmirësuara për fotografinë. Teknologjia e përparuar e kamerës lejon fokus shumë preçiz, duke rezultuar në imazhe të gjalla dhe të qarta, madje edhe kur bëhen në kushtet e ndriçimit jo të mirë. Është thjeshtuar gjithashtu edhe bërja e selfieve. Kamera e përparme ka të njëjtin rezolucion si pjesa e pasme, në sajë të së cilës përdoruesi do të jetë në gjendje të bëjë selfie me rezolucion të lartë, ndërsa ekrani do të shërbejë si blic për dritë shtesë. Seria e pajisjeve Galaxy A gjithashtu i ofron një ndërfaqe të thjeshtuar përdoruesit të kamerës, duke i lejuar atij ndryshimin e menjëhershëm të filtrave duke u shtuar efekte imazheve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: