Disa nga ju mund të jeni në dijeni se Samsung nuk do të inkuadrojë sensorin e gishtërinjve në pjesën frontale të Galaxy S8 ose Galaxy S8+.

Në mënyrë që të ketë proporcion më të madh ekran-trup, Samsung e ka lëvizur sensorin nga ana frontale në anën e prapme. Ndërkohë, në të ardhmen e afërt ky sensor mund të mos përfshihet fare në telefonat e kompanisë.

Sipas një cicërime që ka ardhur nga Kina, një punëtor i Samsung ka thënë se “ne do të heqim sensorin e gishtërinjve – është vjetruar.”

Skenuesit e gjurmëve të gishtërinjve mund të zëvendësohen nga skanerët e bebëzës së syrit ose një teknologjie të re të njohjes së fytyrës që pritet të debutojë me Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.

Teknologjia e njohjes së fytyrës thuhet se do t’i mundësojë përdoruesit të ç’kodoj telefonin e tij për vetëm 0.01 sekonda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb